Një prej viktimave të ditës së sotme në Sukth ishte edhe Juxhin Dauti. Ky është akzuar për vrasjen e Fatjon Banit në qytetin e Vlorës në vititn 2012. Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 mars të vitit 2012 ku Fatjon Bani është qëlluar me armë zjarri. Theksojmë se midis tyre ka pasur një shoqëri që prej fëmijërisë.
Juxhin Dautaj, i njohur me pseudonimin “Labi”. Ai ndodhej në makinë me shënjestrën e atentatit, Ervin Dalipaj, ish-policin e akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ngjarja ndodhi tek “Mbikalimi i Sukthit”, rreth orës 13:55. Po ditën e sotme, tek Krimet e Rënda u vendos për shtyrjen e gjyqit ndaj Ervin Dalipajt dhe bashkëpunëtorit të tij, Denis Shtraza.
Ish-efektivi i policisë, Ervin Dalipaj ka qenë i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij viti në Durrës. Akuza për të dhe bashkëpuntorin e tij Denis Shtraza ka qenë “Rrëmbimin ose mbajtje peng e personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe ku është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.