14:11 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dinamika e atentatit mafioz në Sukth, si u vranë Dalipaj dhe Dautaj

22:29 | 25/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PAMJET E RËNDA të atentatit sot në autostradë, si i gjetën dy viktimat te “Audi”

Ishte ora 13:55 e  ditës së sotme kur  afër “Mbikalimit të Sukthit”, u vranë me breshëri plumbash ish-shef krimi ekonomik i Tiranës Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj.

Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dautaj në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.

Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi të madhe në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.

Të dyja mjetet në një moment kanë qenë paralel dhe kanë ecur  me shpejtësi. Në tentativë për tu shmangur, “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.
Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe të shtënave pa pushim, automjeti ka përfunduar në autostradë i dëmtuar.
Dalipaj dhe Dauti kanë mbetur të vdekur në vend.

Dëshmitar në vendngjarje, një fshatar që punonte tokën dhe që pa gjithë skenën ka treguar se automjeti i zi është larguar në drejtim të Shijakut.

Mësohet se në morgun e spitalit të Durrësit ka përfunduar ekspertiza mjekoligjore e Ervin Daliapajt dhe mikut të tij Juxhin Dauti, që u ekzekutuan sot  në Sukth me breshëri plumbash dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.

Mbi mjetin Audi që dyshohet se drejtohej nga Dalipaj janë zbrazur  50 plumba ndërsa vetë Dautaj kishte gati 20 plumba  në trup.

Bëhet me dije se 5 ose 6 plumba 37-vjeçari i ka marrë vetëm në kokë, 5 në kraharor dhe të tjerat në gjymtyrë. Juxhin Dauti, shoku i tij kishte më pak plumba në trup.

Hetimet për atentatin mafioz janë ende duke u zhvilluar.

Pas atentatit në Sukth, Policia e Durrësit ka shoqëruar plot 12 persona në komisariat, për të hetuar mbi ngjarjen ku humbën jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj

“Bëjmë me dije se grupi hetimor vijon hetimet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pavarësisht se janë shoqëruar 12 persona, ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi ngjarjen. Ndërkohë vetëm pak orë më parë, familjarët e viktimave kanë tërhequr nga morgu trupat e të ndjerëve. 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ervin dalipaj
Pas

Negociatat me PD-në, Rama këmbëngul te Vettingu

Para

Këshilltari i Metës pas deklaratave për negociatat: Sa më shumë fjalime, aq më i paktë është zotimi!

Para
Koalicionet e mundshme zgjedhore, Emiljano Aleksi: Politika është kimi, asnjëherë s’i dihet deri në fund

Këshilltari i Metës pas deklaratave për negociatat: Sa më shumë fjalime, aq më i paktë është zotimi!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.