Teksa takimet për të negociuar ngërcin politik janë mbyllur zyrtarisht dhe Basha e pranoi se ato ishin të pasukseshme, nesër në orën 7 të mëngjesit eurodeputetët ikin nga Shqipëria.
David McAllister dhe Knut Fleckenstein nisen për Bruksel ndërkohë që në Tiranë ende nuk është arritur një zgjidhje për krizën që po hyn në 70-ditët e saj.
Zyra e BE-së në Tiranë ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në takimet e sotme të Bashës, Ramës dhe Metës me David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
Takimi u mbyll pa marrëveshje teksa përgjatë gjithë ditës McAllister dhe Fleckenstein kanë takuar liderët kryesorë politikë në vend.
Sipas deklaratës, kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojë vettingun, ndërsa kjo e fundit kërkoi qeveri teknike dhe votim elektronik si kusht për zgjedhjet e ardhshme.
Fleckenstein njoftohet të ketë thënë se sfida të mëdha e presin Shqipërinë. (M.D/ Shuplaka)