Një 28-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes pasi akuzohet të jetë shpërndarës droge.
Klevis Kasa, banues në fshatin Fiershegan ra në pranga të policisë pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij. Gjatë aksionit, uniformat blu arritën të sekuestrojnë 29 doza kokaine dhe 217 gram kanabis.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza, gjatë kuntrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. (E.K/SHUPLAKA)