Nuk ia doli dot të zgjidhte krizën por David McAllister u dha 3 mesazhe dje gazetarëve shqiptarë.
Teksa hynte në makinë, ai qëndroi për pak sekonda, duke u thënë gazetarëve që kërkonin t’i shkëpusnin ndonjë koment lidhur me negociatat.
”Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm.
Politikanët shqiptarë po përballen me sfida të vështira.
Njoh shumë njerëz në BE që duan ta mbështesin Shqipërinë”, dha tre mesazhet e tij McAllister.
Dje ai u takua me Edi Ramën dhe Ilir Metën si dhe me Lulzim Bashën, por nuk arriti dot të gjente një zgjidhje për ngërçin politik.
Basha vuri si kusht qeverinë teknike, ndërsa Rama vettingun. (V.G/SHUPLAKA)