16:26 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta me të rinjtë në Tiranë: Suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizoni në vendin tonë

13:20 | 26/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta me të rinjtë në Tiranë: Suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizoni në vendin tonë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në një Njësinë administrative nr. 10 në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. 

Duke iu drejtuar të rinjve,  Meta u shpreh se suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizojnë në vendin e tyre dhe të ndryshojnë të ardhmen e vendit, familjes, të komunitetit dhe shoqërisë.

“Nuk ka forcë më të madhe se sa kur rinia e kupton se çfarë përfaqëson, e kupton që vetëm e bashkuar mund të jetë ajo fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen e saj, por edhe të familjeve të gjithë të rinjve dhe të rejave, të familjeve që keni sot, por edhe të familjeve që do të krijoni nesër”, deklaroi Kryetari i LSI-së, duke shprehur bindjen se përqendrimi në çështjet dhe tematikat që u interesojnë më shumë të rinjve si edhe edukimi i duhur do të sjellin në të ardhmen vende pune më të mirëpaguara .

“Një edukim më i mirë do të thotë edhe një punë më e mirëpaguar, do të thotë edhe një mundësi edhe për të përballuar kostot e jetesës që në Tiranë janë më të larta se në rajone të tjera të vendit. Do të thotë edhe një familje e lumtur, do të thotë edhe një perspektivë për të krijuar familje të lumtura dhe të shëndetshme në të ardhmen”, – tha  Meta.

Gjithashtu, Kryetar i LSI-së e vlerësoi LRI-në si një model të ri në gjithë politikën shqiptare dhe një model frymëzues për të gjithë organizatat e tjera rinore.

Ndërsa, Kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, tha Shqipëria ka nevojë për një politikë që vihet në shërbim të qytetarëve.

“Qytetarët e Tiranës edhe Shqipëria kanë nevojë për një politikë realiste, kanë nevojë për një politikë të prekshme, që është e drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve. Politika jonë është shumë e qartë, vende pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës. LSI është pranë qytetarëve dhe duke qenë pranë qytetarëve kupton vërtet hallet dhe shqetësimet që kanë banorët e Tiranës”,  theksoi Braimllari. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1681″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

Etiketa: Ilr metate rinjtetirane
Pas

“Me kokë” në Shëngjin, sekuestrohen 400 kilogramë drogë, arrestime dhe në kërkim

Para

Emigrantët e kthyer në Shqipëri, me sytë nga zyrat e punës, kategoritë që dominojnë

Para
Emigrantët e kthyer në Shqipëri, me sytë nga zyrat e punës, kategoritë që dominojnë

Emigrantët e kthyer në Shqipëri, me sytë nga zyrat e punës, kategoritë që dominojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.