Pas negociatave të dështuara në vendin tonë ka reaguar për herë të parë negociatori David McAllister. Sipas tij zgjedhjet e planifikuara të mbahen në Qershor janë në rrezik.
Ashtu siç është bërë e ditur edhe në vendin tonë pika që ka ndarë palët ka qenë krijimi i qeverisë teknike, si një kërkesë e panegociueshme nga ana e opozitës.
‘’Shqipëria prej disa javësh kërcënohet nga një krizë politike serioze që rrezikon zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në qershor.
Kjo ishte ajo që lexova dje në Tiranë në qëndrimet e qeverisë dhe opozitës. Në disa pika kishte përparim dhe konsensus dhe në disa të tjera jo. Disa prej të cilave kryesore si qeveria teknike që mund të çonte në zhbllokimin e zgjedhjeve. Tani është koha që ky bllokim të kapërcehet’’, është shprehur McAllister. (E.K/SHUPLAKA)