16:58 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zaloshnja: Nëse LSI-ja futet në zgjedhje pa opozitën, Rama s’do ketë më nevojë për votat e saj

17:21 | 26/04/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zaloshnja: Nëse LSI-ja futet në zgjedhje pa opozitën, Rama s’do ketë më nevojë për votat e saj

Eduard Zaloshnja mendon se tani e tutje situata politike dhe zgjedhjet në Shqipëri varen nga LSI-ja.

”Varet nga qëndrimi i LSI-së. LSI-ja, në qëndrimin e saj të fundit zyrtar që ka qenë vendimi i Këshillit Kombëtar, i forumit, ka deklaruar që ”Ne nuk do futemi në zgjedhje pa opozitën dhe kërkojmë të krijojmë një qeveri besimi dhe të paktën nga këto që kanë rrjedhur në media duket që është propozuar për një qeveri besimi me Ramën kryeministër.

Dhe i gjithë problemi tani është ky: që çfarë qëndrimi do mbajë tani LSI-ja. Pse? Nga pikëpamja legale kuptohet, PS-ja mund të futet vetëm në zgjedhje se thotë ”unë pranova, sollëm negociatorët, erdhën negociatorët, unë i pranova propozimet e negociatorëve dhe tani kam datën 18 dhe do futem në zgjedhje”.

Ndërsa mosfutja e LSI-së, nëqoftëse LSI-ja i qëndron atij qëndrimi zyrtar…”, ka thënë Zaloshnja në ”Top Show”.

”Ka më arsye LSI-ja për të mos u futur, sepse kushti kryesor i saj ishte qeveria dhe maxhoranca duhet të ofrojnë në maksimum le të themi besim të opozita për zgjedhje?”, ka pyetur moderatori Alban Dudushi, teksa ka marrë një shpjegim nga analisti Alfred Lela, i pranishëm në panel.

”Kushti ka qenë që nuk bëhen zgjedhje pa opozitën dhe opozita vazhdon të jetë jashtë zgjedhjeve. Ky është kushti”, ka saktësuar Lela.

Më pas Zaloshnja ka theksuar se nëse PS-ja dhe LSI-ja hyjnë të dyja në zgjedhje, roli i LSI-së nuk do të vazhdojë të jetë i njëjti, përcaktuese e qeverisë dhe kryeministrit.

”Tani, nga pikëpamja logjike LSI-ja mund të thotë që i bëmë të gjitha përpjekjet por PD-ja është refraktare ose po logjike prapë do ishte edhe kjo tjetra që u bënë përpjekjet megjithatë pa opozitën ne i quajmë zgjedhjet fasadë.

Por nuk është çështje logjike këtu, këtu është çështje llogarish politike sepse ç’ndodh? Nëqoftëse LSI-ja futet në zgjedhje pa u futur opozita praktikisht ai do jetë një parlament i ri, pra do jetë një parlament me 140 deputetë ku LSI-ja maksimumi i maksimumit mund të ketë 40 deputetë. Dhe PS-ja, Edi Rama praktikisht ka 100 vota për të krijuar qeverinë.

Pra roli i mbretbërësit që ka pasur LSI-ja nga 2004 deri më sot, në momentin që pranon të futet në zgjedhje krijon këtë problem: pra që qeveria Rama nuk ka më nevojë për votat e LSI-së, të cilat kanë qenë gjithmonë përcaktuese që nga krijimi i saj, se kush do jetë kryeministri i Shqipërisë.”, ka arsyetuar më tej Zaloshnja, duke shtuar se nuk e di se çfarë ka Meta në mendjen e vet. (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: edi ramaEduard Zaloshnjailir metaopozitaqeveriazgjedhje
Pas

Enca solidarizohet për Kim Kardashian: Stop ofendimeve për trupin (FOTO)

Para

Parandalohet një sulm terrorist në Rusi, dy të arrestuar

Para
Parandalohet një sulm terrorist në Rusi, dy të arrestuar

Parandalohet një sulm terrorist në Rusi, dy të arrestuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Nis sonte muaji i çmendur i futbollit! Kupa e Botës së Klubeve me 1 miliard dollarë në lojë dhe surpriza të mëdha/ Gjithçka duhet të dini

Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka më arsye për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Tragjedia me 241 viktima/Gjendet kutia e zezë e Air India, e rëndësishme për hetimin

Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme, 50 batalione gati për mbrojtje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.