14:57 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lubonja komenton propozimin e Blushit për mocionin ndaj Ramës: Do thonë se u bënë bashkë kundër Vettingut

17:45 | 26/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lubonja komenton propozimin e Blushit për mocionin ndaj Ramës: Do thonë se u bënë bashkë kundër Vettingut

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe propozimin e kreut të LIBRA-s Ben Blushi që të bashkohen votat për një mocion kundër Ramës në parlament.

“Unë  e kuptova që kanë kërkuar këto forca që të bashkohen dhe të ndërrohet qeveria, unë nuk i kam dëgjuar kundërargumentat e opozitës për këtë se pse nuk e pranon. Nëse do të ishte kjo një lëvizje parlamentare teksa Ilir Meta ka votat në peshore, mendoj që ka një problem që mund të vijë më mbrapa, duke shkuar në zgjedhje kështu do të dali mazhoranca dhe Rama dhe do thotë që më rrëzuan mua ata që janë kundër vettingut”,- u shpreh Lubonja.

Lubonja po ashtu është pyetur nëse ka dijeni se është një nga emrat që lakohen për president nga shoqëria civile dhe se ka disa zëra që e mbështesin. Ai u shpreh se në momentin kur mesa duket po shkohet drejt figurave “kukulla” është e pakuptimtë të bëhesh pjesë e kësaj.

“Është përgjegjësi e madhe, nuk di as çfarë kompetencash ka Presidenti. Unë kam pasur rolin e një intelektuali të lirë që kam folur lirshëm, nuk e di nëse kështu arrij të ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë, apo do më hiqet e drejta të them edhe këto gjërat që them. Kompetencat me sa di janë goxha të kufizuara mbi të gjitha duhet të kesh konsensusin e të gjithëve, palëve politike. Unë i kam kritikuar partitë si banda, dhe tani duhet kontestues që të bëhesh përfaqësues i këtyre bandave”, sqaroi ai. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Fatos Lubonja
Pas

Manchester City heq dorë nga talenti që po kërkohet nga të gjithë

Para

7 persona të plagosur nga shpërthimi në Turqi

Para
7 persona të plagosur nga shpërthimi në Turqi

7 persona të plagosur nga shpërthimi në Turqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë

Vau i Dejës/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 40-vjeçari

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.