Kanë mbërritur politikanët e parë në zyrën e Metës në Kryesinë e Kuvendit pas ftesës së tij.
Në selinë e Kuvendit është futur kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla nga Partia Socialiste, kreu i grupit parlamentar të LSI Luan Rama dhe Shpëtim Idrizi e Mesila Doda nga PDIU.
Po ashtu edhe Ben Blushi ka shkuar në mbledhje.
Basha dhe aleatët e tij ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese teksa vazhdon takimi në selinë blu.
Ata janë duke zhvilluar një takim në selinë e PD ku pritet të dalin edhe me vendimin nëse do t’i bashkohen apo jo tryezës së Metës me krerët e partive të tjera parlamentare . (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post