Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka folur pas takimit të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit të thirrur nga Meta. Blushi tha se takimi ishte informues për dështimin e negociatave ditën e djeshme mes palëve edhe pas negocimit nga Brukseli.
“Biseduam në kushetet e mungesës së vullnetit politik, PD nuk do të hyjë në zgjedhje.
Tryeza u përqëndrua në aspekte teknike. Mesa duket zgjidhja do të mungojë edhe për disa ditë.
Ka një tentativë për ta zgjidhur krizën më mjetet teknike, nuk po funksionon, i paralajmërova se edhe me mungesën e PD mund të cënojnë zgjedhjet sepse nuk kanë kontroll. Tryeza nuk pati asnjë përfundim, që në fillim dihej sepse kryeministri nuk do merrte pjesë, si mund të kishte përfundim?”,- tha Blushi.
“Kjo krizë me sa duket do të zgjidhet duke mos u zgjidhur.
Ka disa gjëra që mund të bëhen, nëse në 18 qershor asnjë nuk shkon në zgjedhje, situata po shkon në absurd. Për shkak se dy parti që kanë pushtet në administrimin e zgjedhjeve nuk kanë vullnet, rrezikon që standartet zgjedhore të preken”,- shtoi Blushi.
Kujtojmë se në tryezën e thirrur nga Meta, opozita nuk mori pjesë, vendim ky i marrë pas mbledhjes me aleatët në selinë blu. (M.D/ Shuplaka)