Seanca Gjyqësore nda Ramush Haradinajt është kthyer në një telenovelë të vërtetë me disa shtyrje të herëpashershme. Gjykata franceze në Colmar të Francës pritet të marrë sot një vendim përfundimtar.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është optimist për vendimin e gjykatës në Colmar të Francës dhe i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë serbe.
Gjatë një bisedë për Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se nëse gjykata vendos që ai të ekstradohet, Serbia, që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Milloshevicit do të marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë në vitin 1999.
Lideri i AAK-së ka thënë që nuk i “han çka thotë Serbia” për të.
I bindur në lirimin e Haradinajt është shprehur edhe zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, i cili ka nënvizuar se për këto akuza ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
“Nuk ka asnjë arsye që të mos besojmë që Ramush Haradinaj do të kthehet nesër në Kosovë. Drejtësia për të është drejtësi për Kosovën”, tha Arifi.