Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mëngjesin e ditës së sotme ndaj kryeminisrit Rama dhe kryepleqve, duke u ndalur tek “paaftësia” e tyre për të kryer detyrën.
Teksa ndalet tek situata e trazuar në vend, ai flet për kontraditën që e karakterizon atë, ku nuk jep dorëheqjen kryeministri, të cilit i kërkohet, por kryepleqtë.
Me cilësimin “roje”, ai shprehet se kryeministri nuk arrin të ruajë votat, çka çon në kërkesën për dorëheqjen e tij, ndërsa kryepleqtë s’arrijnë të ruajnë hashashin që mbillet e trafikohet në zonat e tyre.
“Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, por japin dorëheqje kryepleqtë! I pari nuk ruan votat! Të dytët nuk ruajnë dot hashashin! Punë rojesh.”, shkruan Ylli Manjani në “Twitter”.
(XH.A/SHUPLAKA)