Lirimi i Ramush Haradinajt është pritur me mjaft emocion nga të gjithë shqiptarët po sidomos në familjen e tij. Pas më shumë se tre muajsh larg bashkëshortes dhe fëmijëve lirimi i tij është edhe një dhuratë e bukur.
Sot djali i tij ka datëlindjen e 13-të dhe e ëma e tij ka pasur një mesazh mjaft prekës para lirimit të Haradinajt.
“Gjin ti sot behesh 13 vjeç! E di qe jeta jo gjithmone na ka perkdhel, por jeta keshtu eshte shume dimenzionale! Jeta nuk i ka perkdhel edhe shume e shume femije te Kosoves, por jeta e tille eshte perhere te sfidon!
Prandaj ty dhe te gjithe femijeve, uroj qe jeta te ju kete bere te forte, te pamposhtur, te vendosur ne rrugen e jetesimit te enderrave tuaja!!! Gjin, kryevepra ime, shoku im Te uroj Gezuar Ditelindja, uroj qe te jetosh me te bukurat e jetes, e mua do me kesh gjithmone mbrapa!!!!”, shkruan Anita Haradinaj. (E.K/SHUPLAKA)