Pas lajmit të lirimit të Ramush Haradinajt ka folur për këtë lajm edhe gruaja e tij, Anita Haradinaj.
Ajo ka thënë se lufta e Kosovës është e drejtë dhe e pastër dhe ka fituar Kosova.
“Të vërtetën e shqiptarëve nuk mund ta mohoj askush, vendimi është i drejt dhe drejtësia po e vërteton se mund të vonojë por do të fitojë. Ne dolëm fitimtar dhe e gjithë Kosova. Na kanë lodhë procedurat, dhe nuk ka pasur nevojë të ndodhë kjo se lufta jonë ka qenë e drejt. Kjo situatë e ka lodhur të gjithë Kosovën, i falënderoj të gjithë popullin anembanë për mbështetjen që e kanë dhënë për ne dhe Ramushin. Po kam biseduar e ka mirëprit vendimin, dhe unë besoj se ai kështu do të thotë, se lufta e UÇK-së është e drejt”, ka thënë Anita Haradinaj për Gazeta Ekspress. (J.V/Shuplaka)