23:29 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama: Deri dje arsimi profesional shihej si shkojmë te ”lëngu se mishi mbaroi”

11:21 | 27/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Deri dje arsimi profesional shihej si shkojmë te ”lëngu se mishi mbaroi”

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot Olimpiadën e aftësive që promovon arsimin profesional në vend.  Në fjalën e tij kryeministri vendosi theksin te arsimimi i kualifikuar.

“Unë do thoja se vendit tonë i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem timin për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”.

“Kaq shumë përfaqësues të komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë rëndësinë e arsimit profesional. Deri tani unë nuk i kam parë gjithë këta njerëz të mbledhur për krizën politike, siç i shoh këtu sot për arsimin profesional. Besoj shumë se kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore, dhe adresimi më i rëndësishëm i gjithë spektrit të politikave tona të reja, është adresimi i kësaj krize.

Është një krizë sistemike e thelluar në 25 vite, duke e zhveshur Shqipërinë nga aftësia për një gamë të gjerë punësh. Pak vite më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë e përshkruante më së miri pasojën dramatike të kësaj krize. Në një raport ku thuhej se Shqipërisë i mungojnë punëtorët e kualifikuar në industrinë tekstile, ushqimore, ndërtim, elektro-mekanikë, saldatorë, elektricistë, etj; tregonte situatën. Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.

‘’Ata që shkojnë sot te arsimi profesional nuk janë se shkojnë te lëngu se mishi mbaroi. Deri dje në shkollat profesionale shkonin nxënësit ngelës. Sot kemi 27 mijë djem dhe vajza që janë të regjistruar në shkolla profesionale. Deri dje arsimi profesional ishte teori dhe jo praktikë. Në vendin tonë ka më shumë juristë sesa duhet, po mungojnë profesionistët ’, theksoi Rama në fjalën e tij.

Edhe sot Rama nuk ngurroi të përmendtte historinë që investirorëve të huaj iu ndalua investimi pasi Gjykata kishte vendosur që tokën shtetërre tua jepte disa personave të tjerë.

‘’ERTV Live?: Olimpiada e aftësive, një moment që pasqyron sa shumë është bërë për rilindjen e zanateve përmes arsimit profesional të reformuar me themel po edhe sa shumë mbetet ende për t’u bërë që #ShqipëriaQëDuam???? të jetë vendi ku falë zanatit, çdo vajzë e djalë që nuk shkon në universitet, ndërton mirëqenien e vet përmes punës së ndershme?’’, shkruante Rama para takimit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: arsimi profesionaledi ramakreu i qeveriserama
Pas

214 procedime për fshehje të ardhurash në 1 vit, Shkodra qarku më i penalizuar

Para

Socialistët nisin fushatën, ndërtuesit zaptojnë bregdetin (FOTOT FLAGRANTE NË DURRËS)

Para
Socialistët nisin fushatën, ndërtuesit zaptojnë bregdetin (FOTOT FLAGRANTE NË DURRËS)

Socialistët nisin fushatën, ndërtuesit zaptojnë bregdetin (FOTOT FLAGRANTE NË DURRËS)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.