Është një nga këngëtaret shqiptare që prej vitesh i ka rezistuar skenës shqiptare. Fjalën e kemi për Mihrije Brahën. Edhe pse vitet kanë kaluar ajo nglelet ende e re në pamje.
E ftuar në ‘Top Shoë Magazine’, këngëtarja Mihrije Braha, ka folur për projektin e saj më të ri ‘Si cigaren e fundit më fike’. Por pas dhënies së detajeve të këtij projekti këngëtarja është ngacmuar nga opinionisti Ervin Kurti për tradhëtinë në çift. “Edhe pas 50 vitesh ta merrja vesh, nuk do e falja”, tha këngëtarja në lidhje me tradhëtinë.
Më tej ka ndërhyrë në këtë bisedë edhe Albana Osmani e cila u shpreh: “Cigaren e fundit do t’ja fikte në ball”.
“Në ball the Albana? Diku tjetër”- vazhdon Mihrija dhe të gjithë shpërthejnë në të qeshura. Duket se këngëtarja është tepër drastike përsa i përket çështjes së tradhëtisë. Këngëtarja prej shumë vitesh është e lumutur me bashkëshoritn e saj. (J.V/Shuplaka)