Kompozitori Aleksandër Lalo ka qenë i ftuar në një aktivitet të organizuar nga disa ministri në lidhje me pronësinë intelektuale. Gjatë fjalës së tij ai ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me këtë projekt dhe është larguar nga takimi.
Të pranishme në takim kanë qenë: Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi dhe ministrja e Inovacionit Milena Harito.
Në shenjë proteste, kompozitori pasi ka folur duke hedhur “thumba” në drejtim të ministreve, është ngritur dhe larguar nga salla e konferencës me arsyetimin: “po iki të bëj drekën”.
“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda.
Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”, – ka thënë Lalo dhe është larguar nga skena.
Ministrja Mirela Kumbaro e pyet nëse e do përgjigjen për ato që tha, por Lalo i vendosur për t’u larguar shtoi: “Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete.”
Sipas ministres ligji ka kaluar një vit më parë në Parlament dhe është plotësuar me akte nënligjore. (E.K/SHUPLAKA)
Fjala e Kompozitorit Lalo është në minutën e dytë të videos siguruar nga ”Ora News”: