“Albpetrol sh.a” ka reaguar pas publikimit të lajmit se Vendburimi i Amonicёs i është marrë pa të drejtë kompanisё “Phoenix Petroleum” nga kjo shoqëri.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat kjo shoqëri thekson se gjithçka që është publikuar në media është e pavërtetë dhe mediat kanё rёnё pre e një mashtrimi, që sipas tyre është bërë nga individё tё caktuar qё kanё lidhje ekonomike me kompaninё “Phoenix Petroleum”.
Sipas “Albpetrol”, Vendburimi i Amonicёs nuk ёshtё territor i koncesionit tё shoqёrisё “Phoenix Petroleum sh.a”, pasi që prej datёs 9 Mars 2017 shoqёria “Albpetrol sh.a” ka marrё autorizimin e Ministrisë sё Energjisë dhe Industrisë pёr tё kryer operacione pёr zhvillimin dhe shfrytёzimin e hidrokarbureve nё “Vendburimin e Amonicës”. Po kështu nga “Albpetrol” theksohet se Vendburimi i Amonicё është në pronësi të saj, madje ka publikuar edhe një çertefikatë pronësise.
“Vendburimi i Amonicёs nuk ёshtё territor i koncesionit tё shoqёrisё Phoenix Petroleum sh.a, pasi Marrёveshja Hidrokarbure “Pёr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicёs”, mbi bazёn e tё cilit kjo shoqёri kryente operacione hidrokarbure nё kёtё vendburim, ёshtё zgjidhur përpara afatit te parashikuar, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga Phoenix Petroleum sh.a. Nё bazё tё ligjit nr.7746, datё 28.07.1993 “Pёr hidrokarburet (kёrkimi dhe prodhimi) i ndryshuar, qё prej datёs 9 Mars 2017 shoqёria Albpetrol sh.a ka marrё autorizimin e Ministrisë sё Energjisë dhe Industrisë pёr tё kryer operacione pёr zhvillimin dhe shfrytёzimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicës. Nё kёtё pikё duhet tё theksojmё qё vendburimi i Amonicёs ka qenё gjithmonё pasuri e shtetit Shqiptar nёn administrimin e shoqёrisё Albpetrol sh.a sic mund ta shihni edhe nё certifikatёn e pasurisё bashkёngjitur.”, shkruhet në njoftimin e Albpetrol. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1687″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]