Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ndaj shkarkimeve dhe lëvizjeve që po bëhen në policinë e shtetit. Sipas Salianjit janë larguar disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe për t’u shërbyer kandidateve për deputetë të rilindjes në çdo qark.
“Luftë klanesh në polici! Drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe janë emëruar personat e rekomanduar nga të parët e qarqeve të rilindjes nëpër qarqe apo “komisaret” politike siç i quan Rama! Largohen disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe akoma më keq, për t’i emëruar dhe me pas për t’u shërbyer kandidateve për deputete të rilindjes në çdo qark!”, u shpreh Salianji. (J.V/Shuplaka)