Kryeministri Edi Rama pavarësisht se është shumë i ngarkuar me zhvillimet politike gjen edhe kohë për ca poza.
Sigurisht në takimet e shumta që zhvillon një grup fotgrafësh e asistojnë për të memorizuar çastet më të bukura.
Në ‘Foton e Ditës’ që ka ndarë sot Rama duket teksa sheh nga dritarja një grup zonjash me siguri mësuese, pasi këtë mëngjes ai zhvilloi një takim në lidhje me arsimin profesional.
Ajo që të bie në sy është njëra prej zonjave e cila e përshëndet Ramën me një buzëqeshje ‘vesh më vesh’. Ndoshta në sytë e saj Rama është mjaft pozitiv.
Kush e sheh dhe kush e përshëndet, vetëm zonja veshur me bluze të zezë i qesh Ramës. Ramën dhe zonjën e ndan xhami, kështu që s’besojmë t’i ketë thënë ndonjë gjë aq për të qeshur kryeministri. Ndoshta zonja me shumë gjasa mësuese i ka shpëtuar edhe skenarit të personave që kurojnë imazhin e kryeministrit. Reagim më shumë sesa duhet ngjan. (E.K/SHUPLAKA)