Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit në Francë gëzoi jo pak të githë shqiptarët jo vetëm në Kosovë.
Lirimi i tij është përshëndetur edhe nga politikanët në Shqipëri, madje kreu i Kuvendit Meta e ka quajtur këtë një lajm të vonuar.
Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana shprehet se si shqiponjat edhe Haradinaj do të kthehet në Kosovë.
‘’Në liri, sic fluturojnë shqiponjat në malet e Kosovës, ashtu do të kthehet së shpejti në fole dhe Ramush Haradinaj!
Drejtësia është me ty Komandant, ka qenë dhe do të jetë gjithmon sepse ti luftove për vendin tënd dhe mbi të gjitha, ti luftove kundër së keqes!
Të presim në Shqipëri, në vendin ku i madh e i vogël të njeh dhe të nderon, tani të duam dhe më shumë!’’, shkruan Pojana.