07:25 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fevziu: PS do sajojë një opozitë parlamentare, po stimulon partitë e vogla t’i marrë në zgjedhje

14:44 | 27/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vrasës me pagesë për të eleminuar Bashën, plan për destabilizimin e Shqipërisë”, trondit Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një shkrim për situatën politike në vend duke theksuar se gjithçka është e paparashikuar. Sipas Fevziut kanë mbetur më pak se 48 orë për të gjetur një zgjidhje, por politika shqiptare është në një ngërç të shumëfishtë. Fevziu na ka sqaruar 3 pikëpyetjet e gjithë ngërçit politik dhe si po tentohen të zgjidhen ato. 

Më tej Fevziu ngre edhe pyetjen: Si do bëjë PS që të sajojë një opozitë parlamentare?

Sipas Fevziut, PS do të stimulojë partitë të hyjnë në zgjedhje dhe partinë e Bamir Topit ta shtyjë në drejt një opozite të sforcuar. 

 “Me gjasë, ajo do mundohet të stimulojë Librën e Ben Blushit, partinë e re të Gjergj Bojaxhiut, të tentojë të tërheqë në zgjedhje disa nga partitë e vogla opozitare që ende janë me Bashën dhe nisma individuale të ish deputetëve të PD që po mundohen të regjistrohen si kandidatë ndividualë. Po kështu, do mundohet të shtyjë në një opozitë të sforcuar Partinë e Bamir Topit, për të formuar një orkestër të çoroditur opozitare që ka vetëm një grup të strukturuar dhe të mirëfilltë opozitar, atë të Blushit.Por të treja këto pikëpyetje, kanë një tjetër pikëpyetje më të madhe. A do ketë mundësi mazhoranca të zhvillojë zgjedhje pa opozitën aktuale. Të treja këto pika, mund të konsiderohen të paqena, nëse PD, ashtu siç ka premtuar nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje, fillimisht në Kavajë më 7 Maj dhe më pas në gjithë Shqipërinë.

Ndaj, në një situatë të paprecedent për 27 vitet e pluralizmit në Shqipëri, e vetmja gjë që mund të thuhet është pritja e ngjarjeve dhe jo parashikimi i tyre. Ç’do të ndodhë nesër”, përfundon Fevziu. 

 

SHKRIMI I PLOTË:

Kanë mbetur më pak se 48 orë për të gjetur një zgjidhje, por politika shqiptare është në një ngërç të shumëfishtë. Edhe pse data e regjistrimit, e parashikuar për në 29 Prill si pasojë e fundjavës dhe pushimit të datës 1 Maj mund të shtyhet deri në datën 2 maj, sërish zgjidhja nuk ngjan e thjeshtë. Po cilat janë pikëpyetjet e gjithë ngërçit dhe si po tentohen të zgjidhen ato?

I pari është refuzimi i opozitës së bashkuar për të hyrë në zgjedhje dhe refuzimi i PD për t’u regjistruar në KQZ. Nëse PD i shkel afatet ligjore, praktikisht çdo shpresë e mazhorancës që do gjejë një zgjidhje për ta futur atë në zgjedhje dështon! Në këtë rast, mazhoranca duhet të marrë një vendim. PS është e vendosur për të shkuar në zgjedhje më 18 Qershor. Po kështu edhe Libra. Por LSI dhe PDIU kanë deklaruar që pa opozitën zgjedhjet janë një farsë. Pra që pa të nuk do të ketë zgjedhje. Vështirë që këto dy parti t’i qëndrojnë vendimeve të tyre dhe do rikthehen në zgjedhje, por tani del një problem i dytë.

I dyti, është përfundimi i afatave ligjore për regjistrimin e koalicioneve. LSI dhe PDIU nuk u regjistruan në koalicione duke menduar se do gjendej një marrëveshje me PD. Tani që kjo s’u bë, ato e kanë humbur kohën ligjore dhe të dyja po kërkojnë nga Presidenti që ta rivendosin në afat regjistrimin përmes një akti normativ që duhet të firmoset nga Presidenti. Nuk dihet se sa kjo do të ndodhë, por dihet se PS është komode në këtë rrethanë. Ajo po i shtyn forcat që të hyjnë të gjitha më vete në zgjedhje dhe që koalicioni të ndërtohet pas zgjedhjeve. Por pas zgjedhjeve, në mungesë të opozitës, Rama do ketë aq karrige sa koalicioni do ishte një garanci politike, ose një lëmoshë, por jo një domosdoshmëri. Sepse në mungesë të PD, Rama me siguri do ketë vetë më shumë se 71 deputetë.

Këtu lind problemi i tretë. Si do bëjë PS që të sajojë një opozitë parlamentare? Me gjasë, ajo do mundohet të stimulojë Librën e Ben Blushit, partinë e re të Gjergj Bojaxhiut, të tentojë të tërheqë në zgjedhje disa nga partitë e vogla opozitare që ende janë me Bashën dhe nisma individuale të ish deputetëve të PD që po mundohen të regjistrohen si kandidatë ndividualë. Po kështu, do mundohet të shtyjë në një opozitë të sforcuar Partinë e Bamir Topit, për të formuar një orkestër të çoroditur opozitare që ka vetëm një grup të strukturuar dhe të mirëfilltë opozitar, atë të Blushit.

Por të treja këto pikëpyetje, kanë një tjetër pikëpyetje më të madhe. A do ketë mundësi mazhoranca të zhvillojë zgjedhje pa opozitën aktuale. Të treja këto pika, mund të konsiderohen të paqena, nëse PD, ashtu siç ka premtuar nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje, fillimisht në Kavajë më 7 Maj dhe më pas në gjithë Shqipërinë.

Ndaj, në një situatë të paprecedent për 27 vitet e pluralizmit në Shqipëri, e vetmja gjë që mund të thuhet është pritja e ngjarjeve dhe jo parashikimi i tyre. Ç’do të ndodhë nesër?

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: blendi Fevziu
Pas

E rëndë në Fushë-Mamurras, 60-vjeçari vritet brenda banesës

Para

Shmanget tragjedia në brigjet turke, shpëtohet ekuipazhi i anijes ruse

Para
Shmanget tragjedia në brigjet turke, shpëtohet ekuipazhi i anijes ruse

Shmanget tragjedia në brigjet turke, shpëtohet ekuipazhi i anijes ruse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.