04:54 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Deputeti i PS-së heq dorë: I jap fund karrierës politike, nuk kandidoj më (LETRA)

17:37 | 27/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PS-së heq dorë: I jap fund karrierës politike, nuk kandidoj më (LETRA)

Deputeti i PS­-së, Artan Gaçi ka njoftuar sot përmes një letre se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Pas dy mandateve, ai nuk dëshiron të jetë më pjesë e parlamentit shqiptar. 

Gaçi, njofton krerët e PS-­së se ai ka vendosur të tërhiqet dhe se nuk do të kërkojë kandidimin për një mandat të tretë. Në letrën e tij, Gaçi ka falënderuar kreun e PS-­së, kryetarin e grupit dhe shumë të tjerë për mbështetjen.

“…Po i paraprij vendimit per te mos kandiduar nje mandat te trete si deputet, me garancine se mirenjohja dhe kontributi im per vendin dhe Partine Socialiste nuk mbyllet me kete vendim. Perkundrazi, jane te pafundme dimensionet dhe hapesirat per cilindo qe do te kontribuoje, te cilat nuk kushtezohen e as nuk mund te mbyllen vetem ne sallen e parlamentit.
Jam shume i bindur se do ia dalim te kapercejme edhe kete situate te veshtire, ku tentojne te na fusin jo vetem drejtuesit e Partise Demokratike, por te gjitha forcat e erreta anti­shqiptare te aktivizuara ne maksimum per te bllokuar kete rilindje historike te shqiptareve ne Ballkan”, shkruan Gaçi.

LETRA E PLOTË

Per 8 vjet, me mandatin e deputetit te Partise Socialiste, pata fatin te perfaqesoj ne parlament qarkun e Tiranes. Nje mandat ne opozite e nje ne mazhorance, gjate te cileve shpresoj qe duke dhene maksimumin tim, te kem permbushur sadopak besimin e dhene. Per kete mundesi, dua te falenderoj te parin, Kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte i pari qe besoi tek une dhe shume te tjere si une, duke thyer shume tabu, perfshire ate te mosperfaqesimit te sipermarrjes ne PS e ne parlament.

Fale asaj largpamesie, sot qasja e PS dhe e qeverise ndaj sipermarrjes eshte tranformuar ne nje marredhenie besimi, sherbimi e respekti reciprok, frutet e te ciles do i shohim cdo dite e me shume. Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, qe me seriozitetin dhe me urtesine e tij vazhdon te jete nje garanci e madhe e ruajtjes se ekuilibrave ne reformimin e vazhdueshem e pozitiv ne Partine Socialiste.

Pavaresisht rrenjeve tradicionale te tij, mbetet nje nga njerezit me te hapur e me mbeshtetes te modernizimit te kesaj familjeve te madhe dhe nje mik i shtrenjte per gjithsecilin nga ne. Falenderoj gjithe koleget deputete socialiste, me te cilet kemi ndare beteja te rendesishme ne opozite e sfida vendimtare gjate 4 vjecarit te qeverisjes me reformat e papara ndonjehere ne historine e tranzicionit.

Falenderoj te gjithe drejtuesit, anetaret dhe votuesit e PS ne rrethin e Tiranes, ne Kashar, Vaqar, Peze, Ndroq, Vore, Preze, Farke e Berxull, me te cilet ndava sfidat e veshtira te riorganizimit, dhe ne saj te kontributit te madh te gjthsecilit prej tyre, arritem te reformojme totalisht Partine Socialiste ne rrethin e Tiranes duke e kthyer mbas shume vitesh ne force fituese absolute ne sejcilen prej ketyre njesive.

Me keto falenderime po i paraprij vendimit per te moskandiduar nje mandat te trete si deputet, me garancine se mirenjohja dhe kontributi im per vendin dhe Partine Socialiste nuk mbyllet me kete vendim. Perkundrazi, jane te pafundme dimensionet dhe hapesirat per cilindo qe do te kontribuoje, te cilat nuk kushtezohen e as nuk mund te mbyllen vetem ne sallen e parlamentit.

Jam shume i bindur se do ia dalim te kapercejme edhe kete situate te veshtire, ku tentojne te na fusin jo vetem drejtuesit e Partise Demokratike, por te gjitha forcat e erreta anti­shqiptare te aktivizuara ne maksimum per te bllokuar kete rilindje historike te shqiptareve ne Ballkan.

Edhe une, si pjesa me e madhe e shqiptareve, jam krenar qe jam pjese e kesaj force politike, drejtuar nga Edi Rama, e cila eshte shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e cdo shqiptari patriot qe e do Shqiperine pjese te Europes, qe e do kete vend te bukur e drejt rruges se zhvillimit, qe i do shqiptaret krenare e dinjitoz, dhe pas shume shekujsh, te ndihen dhe te respektohen si mirefilli europian.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: artan gaci
Pas

Zgjedhja e presidentit, LSI mbledh me urgjencë grupin parlamentar

Para

Messi ka një sozi, sa shumë ngjan iraniani me yllin e Barcelonën

Para
Messi ka një sozi, sa shumë ngjan iraniani me yllin e Barcelonën

Messi ka një sozi, sa shumë ngjan iraniani me yllin e Barcelonën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.