01:04 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E enjtja që tronditi Ballkanin dhe shqiptarët, gjaku në Maqedoni, njohja e Tuzit dhe lirimi i Haradinajt

08:08 | 28/04/2017
në Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
E enjtja që tronditi Ballkanin dhe shqiptarët, gjaku në Maqedoni, njohja e Tuzit dhe lirimi i Haradinajt

Duket se e enjtja e djeshme ishte mjaft tronditëse për Ballkanin dhe sidomos për shqiptarët. Gjithçka nisi me një lajm të mirë siç ishte lirimi nga Gjykata e Colmarit në Francë e Ramush Haradinajt.

Pas më shumë se katër muajve që ai akuzohej për krime lufte ndaj tij u hodhën poshtë të gjitha akuzat.

Nga ana tjetër një vendim historik është marrë edhe për shqiptarët e Malit të Zi. Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët  ka për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar.

Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota. Tashmë pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare në territorin e Malit të Zi.

Dhe ngjarja e tretë vërtet mjaft e rëndë ndodhi në Maqedoni. Kur u duk se edhe shqiptarët atje do të kishin më shumë të drejta me zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të Parlamentit, gëzimi ia la vëndin dhunës dhe gjakut.

Një bilanc lufte ka rezultuar ai pas përplasjeve me 102 persona të lënduar, mes tyre dhe deputetë dhe forca të sigurisë. Një nga personat e lënduar më rëndë ishte dhe deputeti Ziadin Sela.

Po ashtu i lënduar mbeti dhe kreu i LSDM-së Goran Zaev. Ndërkohë që dita nuk ka qenë më pak e qetë në Shqipëri, po le të shpresojmë që retorika politike të mos konkretizohet me akte dhune. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: BallkanimaqedoniZiadin Sela
Pas

“102 të plagosur”, Ministria e Brendshme e Maqedonisë merr masat

Para

Hysaj drejt Liverpulit? Jurgen Klop vihet nën gjurmët e shqiptarit

Para
Hysaj drejt Liverpulit? Jurgen Klop vihet nën gjurmët e shqiptarit

Hysaj drejt Liverpulit? Jurgen Klop vihet nën gjurmët e shqiptarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.