16:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

16-vitet e burgut dhe marrëdhënia me bashkëshorten më të re, Sherif Mejdani në një rrëfim që s’duhet humbur

08:40 | 28/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
16-vitet e burgut dhe marrëdhënia me bashkëshorten më të re, Sherif Mejdani në një rrëfim që s’duhet humbur

“Se kënduam Let It Be”, kënga e jetës është një kolonë zanore e jetës së burgut për këngëtarin e njohur Sherif Merdani, i cili vetëm pas pak ditësh feston 77-vjetorin e lindjes: “Jam i lumtur, jam shumë i lumtur…” – tregon ai dhe ia kupton lehtë emocionin.

Jeta e vërtetë i ka nisur shumë vonë, ashtu si shumë vonë i nisi rinia, dashuria, martesa dhe prindërimi. Por nuk ka asnjë pendesë sot… as brengë. Zoti është treguar bujar dhe fisnik pas errësirës, thotë ai.

I ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Sherif Merdani ka rrëfyer jetën e vështirë të burgut pas Festivalit të 11-të – dënimi i shumë këngëtarëve e kompozitorëve që dëshironin të këndonin “Let It Be.”

Pas vitit ’89, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin një nga një edhe mrekullitë. Sot, prej më shumë se dy dekadash, ai është i martuar me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, e cila ka qenë mbështetja e madhe e artistit, sidomos pas jetës së vështirë të burgut. Por është bekuar edhe me një djalë, Gerardin, për të cilin ndihet po ashtu shumë krenar.

“Ka një fuqi të Zotit, të cilën e kam besuar gjithmonë. Ndihem i privilegjuar, jam i lumtur që jam sot këtu…” – tregon ai në studion e Rudinës.

Ҫastet, momentet më të bukura dhe historitë e pafundme të jetës, Merdani i kujton me zë të dridhur, por, edhe pse jeton prej 5-vjetësh si pensionist, nuk ka ndër mend që ta lërë këngën. Me të birin, ka nisur edhe një tur në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të risjellë për publikun këngët e tij më të mira, por edhe për të qenë më pranë adhuruesve të tij.

Marrëdhënia me Rozalbën dhe njohja me të është po ashtu një histori interesante, e cila lindi me iniciativën e saj. Kujton fillimin e viteve ’90, kur sapo kishte dalë nga burgu: “Pas burgut, më ftojnë në Shkodër për një koncert me estradën, i cili zgjati një javë. Rozalba kishte kurajën dhe më doli para teatrit. E pyeta nëse ishte gjimnaziste, sepse mendova se donte ndonjë autograf. Por ajo m’u kthye:  “Jo, unë jam 27 vjeҫ, jamë mësuese matematike… M’u duk shumë e imët për të qenë në atë moshë, por që në fillim ishte joshëse… Kështu nisi, që nga ai moment nuk u ndamë më…”

Edhe pse kanë një diferencë prej 21-vjetësh, Sherifi tregon se jeta me të ka qenë dhe vazhdon të jetë një harmoni e plotë. Jo më kot, gjithҫka ka besuar e ëndërruar, sot është duke e jetuar. Dhe pavarësisht 77-vjetorit që feston pas pak ditësh, beson se do të jetojë të paktën edhe 20 vite të tjera… për rininë e humbur në burg, për jetën që nuk e lanë ta jetonte, por edhe për të gëzuar më shumë vite me familjen dhe, në një ardhme të afërt, pse jo, edhe me nipër e mbesa./ Class

 

 

 

 

 

 

Etiketa: gruajamarredheniasherif merdanivitet e burgut
Pas

Kush është i riu që luftoi për jetën, Rama rrëfen historinë e tij që në mëngjes

Para

“I got from my momma”, Eva Murati s’i ka lënë gjë të ëmës (FOTO)

Para
“I got from my momma”, Eva Murati s’i ka lënë gjë të ëmës (FOTO)

“I got from my momma”, Eva Murati s’i ka lënë gjë të ëmës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.