00:56 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”Asnjë deputet të mos mungojë”, Rama urdhër të prerë për seancën ku Meta pritet të zgjidhet President

11:04 | 28/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Asnjë deputet të mos mungojë”, Rama urdhër të prerë për seancën ku Meta pritet të zgjidhet President

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të partisë Socialiste. Deputetët janë njohur me kandidaturën e Ilir Metës për postin e Presidentit, vendim ky që u mor në Kryesinë e PS-së mbrëmjen e djeshme.

“Të mos ketë asnjë lloj skandali. Merrni masat që mos bllokohet procesi. Askush të mos mungojë në seancë”, ka këshilluar Rama deputetët socialistë.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit pritet të mbahet sot në orën 17:00.

Mbrëmë LSI ndërmori hapin dhe propozoi dy emra për president, Petrit Vasilin dhe Ilir Metën. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Bazuar në urdhrin nr. 39, datë 27.4.2017″>2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta dhe në vendimin nr. 10, datë 27.4.2017″>2017 të Konferencës së Kryetarëve, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. (neni 87, 88 të Kushtetutës, neni 109 Rregullore Kuvendi, votim me shumicë të cilësuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) ”

LËVIZJET QË ÇUAN METËN DREJT PRESIDENCËS;

Në Kuvend në tre raundet e para nuk kishte një emër për të zënë postin dhe nëse digjej dhe raundi i katërt PS-ja kërcënonte se do të zgjidhte një emër edhe pa LSI-në pasi votat sipas Ruçit i kishte. Ai i kërkoi kreut të Kuvendit që në rast se deri sot nuk zgjidhej presidenti i ri vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

‘’Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, mos na detyroni ta zgjedhim presidentin vetëm. Unë shpresoj të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim këtë forcë poltike.

Prandaj z.kryetar ju takon juve si forcë politike, që jeni vendosur si negociator dhe keni kaq kohë, pse mos ta them troç që keni anuar nga ana tjetër. Prandaj ju kërkoj edhe juve të reflektoni, të mos e mbyllni këtë parlament vetëm për ata të çadrës. Do ju kërkoja të mblidhnit Konferencën e Kryetarëve, ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh.”, u shpreh ndër të tjera dje Ruçi.

Pas kësaj Meta lajmëroi menjëherë mbledhjen e Kryesisë, nga ku dolën me dy propozimë konrete për postin e Presidentit: Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë një tjetër takim u zhvillua në Vilën 30 mes Ramës dhe Metës ku me shumë gjasa është vendosur që Meta të votohet zyrtarisht sot në Kuvend.

Edhe Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj ku 18 firmave të LSI-së për Metën President iu bashkuan dhe deputetët e Ramës. Pas mbledhjes Balla deklaroi se PS-ja do të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President.

Dje në ‘Top Story’ Rama deklaroi se Meta është Presidenti që i duhet vendit pasi ai mund të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve. Më njeri që është me PD-në po jo në PD se Ilir Meta nuk ka. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë, flet me të gjithë. Me kalimin e kohës edhe PD-ja do ta kuptojë këtë. Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”, tha dje Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramambledhja e grupitmeta president
Pas

”Duam sigurimet, poshtë mashtruesit”, 40 punëtorë të rafinerisë hipin në majë të Kullës 30 metra (VIDEO)

Para

“LIBRA rezultoi një mashtrim”, pedagogu denoncon tek “Shuplaka” (DETAJET)

Para
“LIBRA rezultoi një mashtrim”, pedagogu denoncon tek “Shuplaka” (DETAJET)

“LIBRA rezultoi një mashtrim”, pedagogu denoncon tek “Shuplaka” (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.