Ashtu siç pritej ambasadorët kanë pritur në një takim drejtuesit e Partive të vogla në vendin tonë. Ata i kanë informuar partitë në lidhje me zhvillimet dhe negociatat që janë zhvilluar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
”Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre. Më pas unë pata një diskutim jo shumë miqësor me ambasadorin e OSBE-së.
Ai ka thënë që edhe nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje nuk është ndonjë problem. Ose të gjithë palët do të jenë pjesë e sistemit, ose këta zotërinjtë që marrin rrogën në Shqipëri nuk do ta kthejnë vendin në diktaturë’’, deklaroi Doda pas takimit me ambsadorët.
Ndërkohë për zgjedhjen e Metës President, Doda u shpreh se PDIU do ta mbështesë kandidaturën e tij. Ajo tha se së bashku me deputetët e tjerë ata kanë firmosur për zgjedhjen e Metës. (E.K/SHUPLAKA)