20:14 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha për Presidentin: Ka më pak funksione dhe rol se Drejtori i Postës në Vlorë

11:58 | 28/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur sot në protestën te çadra e opozitës përfaqësues të qytetarëve të Vlorës.

Në fjalën e tij Basha tha se është shkelur kontrata e qeverisë me popullin. Në këtë moment qytetarëve iu lind e drejta që të dalin kundër vetë qeverisë.

‘’Kur shkelet kontrata me popullin, populli ka të drejtë të ngrihet dhe ta rrëzojë qeverinë. Dje pata një takim mjaft të rëndësishëm me kreun e konfindustrisë së Italisë. Askush nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare nuk e kishin pritur.

Sot më shumë se çdo ditë tjetër, se edhe më skeptikët ndaj kësaj çadre e kuptojnë se ajo që ne kemi thënë që prej ditës së parë që Shqipërinë e do për plaçkë, gjithçka përveç karriges së saj.

Sot shpaloset fare qartë para të gjithëve që shpresonin se me Ramën që Shqipëria do të reformohej, ai përfaqëson kërcënimin më real për Reformat e këtij vendi.

Dita e sotme konfirmon se këta konsiderojnë gjithçka plaçkë të tyre. Këtu është katandisur gjithçka, këtu ka kaluar postii Presidentit, e shndërruan në një zyrë me fuqi më pak se drejtori i postës në Vlorë, spo them i postës së përgjithshme.

Edi Rama që solli kriminelët bë pushtet, sot vendos edhe firmën totale për dështimin e Reformës në Drejtësi. Kontrata morale me elektyoratin është kthyer në kontratën amorale që elektorati do ta gris me rastin më të parë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjithë përpjekja e tij bëhet për të shmangur pushtetin popullor

Tani që ka vendosur karrigen e tij mbi gjithçka, se rruga e vetme e shpëtimit për të është qeveria teknike. Ora e së vërtetës është ulur këmbkryq në këtë shesh, kush e do Vettingun vjen dhe ulet këtu. Rruga që po e fut vendin është një rrugë qorre, kjo është rruga e shkatërrimit të demokracisë.Liria, demokracia e vërtetë për të cilën ekziston kjo lëvizje popullore nuk ka cmim.

Dua ti them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare. Ora e përballjes po afron, shqiptarët po bashkohen nga ora në orë, nga dita në ditë. Ky bashkim popullor është garancia e vetme e Republikës së re që po vjen. Asgjë nuk do të na ndalë. Zoti është me të drejtën, është me shqiptarët. Fitore.’’, u shpreh Basha.  (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashadeklaratalulzim bashapresidenti
Pas

Ish-ndërmjetësi i KE-Gruevskit: Përdorët dhunën, largohu nga politika, merr me vete edhe turpin

Para

Almeda Abazi zbulon sekretin e bukurisë, përbërësi që gjendet edhe në shtëpitë tona (FOTO)

Para
Almeda Abazi zbulon sekretin e bukurisë, përbërësi që gjendet edhe në shtëpitë tona (FOTO)

Almeda Abazi zbulon sekretin e bukurisë, përbërësi që gjendet edhe në shtëpitë tona (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet në elbasan shqiptari i dënuar në itali për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes, në proces ekstradimi drejt sienës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.