“E konsideroj gjysmën time. Dua të jem me të në çdo stad. Pa miratimin e tij nuk bëj asgjë. E quaj partner jete. Gjithnjë jam munduar që partnerin tim ta kem mbi të gjitha shok të ngushtë”. Me këto fjalë është shprehur këngëtarja Soni Malaj për të fejuarin e saj.
Gjatë rrëfimit të saj “You&Me” të radios “NRG” drejtuar nga Julka Gramo dhe Arjon Muça, këngëtarja shqiptare tregoi edhe detaje për punën. Soni u shpreh se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja, për të cilat ka punuar me të gjithë mbështetjen e të fejuarit të saj Klevisit. (J.V/Shuplaka)