Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar situatën politike në vend dhe zgjedhjen e sotme të presidentit, i cili me gjasë do të jetë Ilir Meta pas përkrahjes nga socialistët dje publikisht.
Hoxha ka futur në lojë të shumëkërkuarin Klement Balili, i cili ende nuk dihet ku ndodhet duke u shprehur se ai tashmë sipas Hoxhës po shkrihet së qeshuri me zhvillimet më të fundit për kreun e shtetit.
Ai ka shpërndarë një lajm ku dosja e Metës ka dalë e pastër para votimit të orës 17:00.
“Ndërsa Kel Balili është duke u shkri sëqeshuri që tani. Kampionati vazhdon, kjo ishte thjesht ndeshja e radhës”,- ka shkruar në rrjetet sociale Hoxha.
POSTIMI I PLOTË:
A e mbani mend si i tha Krajli Serbisë, Hamza Kastriotit te filmi “Skënderbeu”….
“Dhe cakejtë ndër male do qeshin me ty”….
Ndërsa Kel Balili është duke u shkri sëqeshuri që tani….
Kampionati vazhdon, kjo ishte thjesht ndeshja e radhës…
(M.D/ Shuplaka)