09:37 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Spartak Ngjela: Meta ktheu rrugë, u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë!

20:23 | 28/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Meta vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Saliu çmos që gjendja të jetë gjithmonë kjo

Pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës, ka reaguar avokati i njohur Spartak Ngjela i cili njihet si aleat i kryeministrit Edi Rama. Si shprehet mjaft i irrituar për zgjedhjen e Metës si president, madje e cilëson kreun aktual të LSI-së si një hajdut.

Ngjela shkruan se Meta ka ndërruar rrugë, pasi fillimisht ishte nisur drejt çadrës së opozitës, që avokati e quan “Çadra e Saliut”.

“Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?
Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.”, shkruan Ngjela.

Në raundin e katërt të zgjedhjes për president, presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë u zgjodh kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta.

Në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj, ai u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër.

Reagimi i plotë i Ngjelës

Çfarë po ndodh në Tiranë? 
“Ç’është ky sheqer kismet;
Një Hajdut sot pamë mbret”…

Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?
Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.

Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë: Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?

Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.

Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.

Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.
Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.

Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.

Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.
Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?
Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.

Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Vjen urimi i parë nga Kosova për Metën, Thaçi: Jam i bindur se këtë detyrë të lartë do ta kryejë me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë!

Para

Urime nga Italia për Metën nga Presidenti i Senatit italian

Para
Urime nga Italia për Metën nga Presidenti i Senatit italian

Urime nga Italia për Metën nga Presidenti i Senatit italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

RRESHTIMI/ Ndaj Letonisë Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Siguria në plazhe/ Probleme me dokumentet, bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

Lajmi i fundit! Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Makina përfshihet nga flakët në aksin Kashar-Thumanë

LIVE- Rama në ‘Sy m’Sy’: Lajme të mira nga fronti i negociatave, marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.