Nënkryetari i LRI-së, Kelvi Pojana ka shkruar në rrjetet sociale mbi zgjedhjene Metës si president i vendit.
“Njeriut që i besova idealet e mia politike sot mbarësi si President i Republikës së Shqipërisë”,-ka shkruar Pojana.
POSTIMI:
Njeriut që i besova idealet e mia politike, modelit të politikanit me fjalë burri, shtetarit punëtor, familjarit model, shqiptarit patriot, europianit vizionar i uroj sot mbarësi si President i Republikës së Shqipërisë!
Rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar!
Meta sot u zgjodh President i Republikës me 87 vota pro dhe 2 kundër në raundin e katërt që u mbajt në orën 17:00 në Kuvend.
Meta pas fitores u shpreh se me datë 23 korrik do të lërë teserën e partisë që ngritipër të zënë pozicionin e kreut të shtetit. (M.D/Shuplaka)