14:20 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 29/04/2017

07:21 | 29/04/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

Dashi

Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, përkundrazi do jeni më të qetë dhe do flisni me të edhe për disa tema delikate. Më në fund do gjeni edhe për ato një zgjidhje. Beqarët do i japin prioritet absolut jetës sentimentale dhe deri në fund te ditës do e gjejnë personin për te cilin do iu rrahë zemra fort. Financat do jenë shumë më të mira nga më parë.

 

Demi 

Gjërat në jetën tuaj në çift nuk priten të jenë të mira sot. Ose do largoheni nga ai që keni në krah, ose do keni mosmarrëveshje të ashpra dhe nuk do ndiheni asnjë çast të qetë. Beqarët nga ana tjetër më në fund do pranojnë të dalin me një person që ka kohë që i josh. Për ta gjërat mund të marrin një drejtim fantastik. Në planin financiar tregohuni realistë dhe shpenzoni me kujdes.

 

Binjakët

Jeta juaj në çift do jetë e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Në shumë momente do keni debate të forta me partnerin edhe pse nervat do ju bien shpesh dhe do pendoheni. Do përjetoni stres dhe ankth gjithë kohës. Beqarët mund të përballen me vuajtje më vonë nëse nuk tregohen realistë sot. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm dhe nuk keni për të pasur asnjë problem.

 


Gaforrja

Ka mundësi që sot të përballeni me zhgënjime ju të dashuruarit. Partneri nuk do jetë në humorin e duhur dhe nuk do ua plotësojë aspak ato qe iu kishte premtuar. Ata që janë vetëm do kenë disa takime, por për asnjërin zemra nuk do iu rrahe aq fort sa për të hedhur hapa me tej. Financat nuk do i mbani dot nen kontroll kështu që me mirë kërkoni ndihmë ,pa filluar problemet serioze.

 

Luani

Mosmarrëveshjet me partnerin tuaj ka rrezik të shtohen gjatë kësaj dite. Për shumë gjera nuk do merreni vesh fare dhe do bëni atë që do mendoni me të logjikshme. Më e mira do jetë të  mbani pak largësi për disa kohë sa të qetësohet situata. As beqarët nuk do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar rekomandohet më shumë maturi me shpenzimet.

 

Virgjëresha

Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat sot ju të dashuruarit sepse debate të vogla kanë të gjithë. Nga ana tjetër do bëni mirë të toleroni pak me tepër dhe të mendoni për diçka ndryshe nga rutina e përditshme. Beqarët do argëtohen gjithë kohës me miqtë e ngushtë dhe nuk do e ndiejnë të nevojshme të kenë një person tjetër në krahë. Financat për fatin e mira do përmirësohen ndjeshëm

 

Peshorja

Ka rrezik të mos i qëndroni besnikë partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse disa persona joshës do flirtojnë me ju dhe do iu bëjnë te dilni nga realiteti. Beqarët do jenë të hapur për gjithçka dhe mund të fillojnë edhe lidhje të menjëhershme. Për ta më të rëndësishme do jenë emocionet e momentit. Gjendja financiare do ketë vetëm përmirësime, kështu që do jeni të qetë në këtë plan.

 
Akrepi

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift sot kështu që jo vetëm që nuk do keni mosmarrëveshje, por do përjetoni edhe emocione të veçanta pranë njeri-tjetrit. Secili do mendojë të bejë surpriza. Beqarët do kenë miqtë e ngushtë këshilltarët më të mirë dhe mund të hedhin edhe hapa drejt një lidhjeje me dikë. Në planin financiar më mirë ulni shpenzimet që të jeni më të mbrojtur.

 

Shigjetari

Nëse jeni në një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë sot dhe të mos kërkoni për asnjë çast gjera të pamundura. Jeta nuk është telenovelë, kështu që qëndroni më këmbë në tokë. Beqarët do përjetojnë çaste të këndëshme fale disa takimeve që do realizojnë. Perspektivat do jenë të mira. Të ardhurat do rriten, por duhet patjetër të gjeni një mënyrë më të mirë menaxhimi në mënyrë që t’i siguroni edhe për më vonë.

Bricjapi

Do keni teka të shumta sot ju të dashuruarit dhe partneri për fat të keq nuk do arrijë dot t’ua plotësojë të gjitha. Kjo mund t’iu mërzitë për momentin, por kur të reflektoni në qetësi do e kuptoni se keni gabuar ju. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të pasur ndryshimet që kanë dashur. Financat do jenë të shkëlqyera kështu që mund t’i bëni të gjitha investimet e menduara.

 

Ujori

Ju të dashuruarit keni për të pasur një ditë të begatë dhe të mbushur me emocione të forta sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni në krahë dhe bashkëpunimin tuaj do e kenë zili të gjithë. Edhe për beqarët do ndodhin gjera të bukura dhe mjaft interesante sot. Për financat do jetë ditë e qëndrueshme. Mundohuni që në çdo rast shpenzimet t’i bëni me llogari.

 

Peshqit

Jeta juaj në çift do konsolidohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Klima do jetë në çdo momentë pasionantë dhe tejet e këndshme. Beqarët nuk do lodhen shumë për të gjetur personin e përshtatshëm sepse miqtë do mendojnë për gjithçka deri në detaje. Buxhetin do e keni më tepër se kurrë nën kujdes dhe do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet

 

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

“Kur politikanë si Meta të thonë JO mos e beso”, Arjan Çanit i doli parashikimi për Metën president (VIDEO)

Para

MOTI 29/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 29/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Të shtëna me armë në Meksikë/ Shënohen 11 viktima, mes tyre një i mitur

Makina bie në kanal, plagosen 3 persona, shoferi dhe 2 anglezë

Arrest për dhunë në familje dhe procedime për ndërtim të paligjshëm e kanosje për çështje prone

Kishte ndërtuar bunker nëntokë, arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.