Furtuna e lëvizjeve në Policinë e Shtetit ka përfshirë edhe Policinë e Korçës. Nga informacionet e deritanishme mësohet se Ajet Zyberi është larguar nga posti i drejtorit të Policisë së Korçës dhe në vend të tij do të vendoset Arben Skenda.
Lëvizjet në policinë e këtij qarku përfshin edhe postin e zëvendësdrejtorit. Në vend të Shkëlqim Pepkolajt vendoset ish-shefi i Antikorrupsionit, Dritan Hoxha.
Të tjera lëvizje që përfshinë Policinë e Korçës bërë me dije në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit më 27 prill janë:
- Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
- Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
- Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës
(XH.A/SHUPLAKA)