Lista e Partisë Socialiste për kandidatë për deputetë mbart emra të rinj e largime të deputetëve të mëparshëm, ku ndër të mos përfshirët janë: Valentina Leskaj, Tom Doshi, Vladimir Kosta, Alfred Peza, Artan Gaçi, Tom Doshi, Ledi Shkreli, Dashamir Peza, etj.
Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj lajmëron se edhe ai njëlloj si të tjerët, edhe ai do jetë jashtë listave të PS-së.
“Te dashur miq, shoke e bashkepuntor ! Ju informoj se une nuk do te jem i perfshire ne listat e deputeteve qe do te kandidojne ne zgjedhjet parlamentare te 18 Qershorit. Ju uroje suksese, fitore dhe mbaresi te gjithe kolegeve qe do te kandidojne dhe vazhdojne perpjekjet per ta bere Shqiperine me te mire!! Miqesisht Piro Lutaj”, shkruan Lutaj.
Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet mbrëmjen e sotme për të miratuar sot listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. (D.D/Shuplaka)