15:01 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zgjedhja e Metës president, më në fund një reagim nga Berisha: Një akt i ri për thellimin e krizës!

20:01 | 29/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhja e Metës president, më në fund një reagim nga Berisha: Një akt i ri për thellimin e krizës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas zgjedhjes së kreut të LSI-së Ilir Meta, si president i Republikës së Shqipërisë. Berisha reagon ashpër ndaj vendimit të qeverisë për ta zgjedhur presidentin e ri, pavarësisht paralajmërimit të opozitës për të mos votuar pa u formuar qeveria teknike.

“Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.”, shkruan Berisha.

Ndërkohë që një ditë më parë, i pyetur nga gazetarët nëse ish-kryeministri Sali Berisha e ka uruar për postin e ri si President i Republikës, Ilir Meta nuk u përgjigj drejtpërdrejt as duke e pohuar dhe as duke e mohuar, por deklaroi që Berisha është dobësia e tij.

“Të them që tani, ai e di që është dobësia ime, por unë besoj shumë te eksperienca e tij dhe te shumë politikanë të tjerë të PD-së që do kontribuojnë për përmirësimin e kësaj situate sepse të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, dëshirojnë një vend edhe më demokratik.

Kështu që unë do doja shumë të besoja në eksperiencën e tij dhe të tjerë politikanëve të PD-së, pa përjashtuar sigurisht edhe kryetarin e saj Lulzim Basha.”, deklaroi Meta.

Në raundin e katërt të zgjedhjes për president, presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë u zgjodh kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta.

Në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj, ai u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS

“Nje akt i ri per thellimin krizes!

Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.

Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!!” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir metaSali Berisha
Pas

Senatori amerikan për Washington Post: SHBA duhet të ndërhyjë në Shqipëri dhe Ballkan

Para

Akademiku Rexhep Qosja kundër Lulzim Bashës: Ultimatume Staliniste!

Para
Rexhep Qosja: Pse u arrestua Ramush Haradinaj…do kthehet shpejt në Kosovë!

Akademiku Rexhep Qosja kundër Lulzim Bashës: Ultimatume Staliniste!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor

Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia!

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Ndërpritet seanca në procesin “Plumbi i Artë”, shkak largimi i avokatit

Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Tedi Blushi në Fax News: Ilir Meta po bën burg politik, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit

Dashnor Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mezazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

Pogradec/Finalizohet operacioni “Buçimasi”, goditet një rast i shitjes së drogës. Arrestohet një 64-vjeçare, në kërkim i biri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.