Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia Kufitare. Dy persona të cilët po udhëtonin me motorr në zonën e kufirit me Maqedoninë nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.
Madje në tentativë për tu arratisur ata kanë qëlluar me armë në ajër në drejtim të Policisë duke rrezikuar dhe jetën e këtyre të fundit.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:
Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike).
I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike).
DETAJET E POLICISË:
Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Autorët që udhëtonin dy me motorr dhe dy me automjet nuk iu bindën urdhërit të Policisë Kufitare për të ndaluar por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare.
Gjatë ikjes me shpejtësi, dy shtetasit që udhëtonin me motorr dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia Kufitare është vënë në ndjekie të tyre ku ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve së bashku me autojmetin e tyre të fshehur në një rrugë dytësore.
Gjatë kontrollit të zonës përreth ku ishin fshehur autorët Policia gjeti dhe sekuestroi katër thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike Marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.
Rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë), shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kanë konstatuar një motorr dhe një automjet që po lëviznin me shpejtësi në drejtim të kufirit me Maqedoninë.
Policia ka tentuar të ndalojë motorrin dhe më pas automjetin por nuk ka mundur pasi janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të patrullës së Policisë.
Gjatë momentit të largimit me shpejtësi, dyshohet se pasagjeri i motorrit ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë kërkuar përforcime.
Si rezultat i ndjekies dhe kontrollit të zonës është bërë e mundur që në një rrugë dytësore, policia të gjejë dhe bllokojë automjetin si dhe të arrestojnë në flagrancë drejtuesin e automjetit dhe pasagjerin që udhëtonte me këtë mjet.
Po në vijim të kontrollit të zonës, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 4 thasë, ku brenda tyre kishte 15 pako më lëndë narkotike , gjithësej rreth 105 kilogramë Marijuanë.
Ndërko vijon kontrolli i zonës për gjetien e motorrit dhe kapjen e dy personave që qarkullonin me të.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët në Dejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:
Ridjan Miftari, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, (drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike).
- I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan (pasagjer në automjetin që transportohej lënda narkotike).
Gjithashtu po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.XH, dhe B.O, ku vijon puna për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 105 kg lëndë narkotike marijuanë, automjeti tip “Fiat”, si dhe dy telefona celularë.
Ndërko në vendngjarje vijon puna për gjetien e gëzhojave si dhe të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër në ikje e sipër pasagjeri që qarkullonte me motorr.
Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a e 25 të Kodit Penal.