16:39 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dhuna në Maqedoni, të gjithë skenaret të çojnë se është nxitur nga deputetët e Gruevskit (VIDEO)

17:24 | 30/04/2017
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna në Maqedoni, të gjithë skenaret të çojnë se është nxitur nga deputetët e Gruevskit (VIDEO)

Nëse ka një ngjarje këto ditë që tronditi Ballkanin është padyshim konflikti në Maqedoni. Akuzat mes palëve janë të shumta dhe të gjitha hijet të ccojnë se ka qenë Partia e Gruevskit ajo që ka nxitur qytetarët.

Kjo bazohet nga informacionet që ka siguruar ALSAT M nga burimet e tij, por edhe mbështetur në pamjet filmike që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-së duke ngritur tensionet dhe kulmoi me shpërthimin me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit.

Por, sipas burimeve të sigurta të ALSAT, të cilat interpretojnë pamjet e brendshme nga qarku i kamerave të brendshme në Kuvend, dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e VMRO DPMNE-se Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendeshin në hyrje të institucionit ligjvënës.

Pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit, një grup i madh protestuesish kanë qëndruar në seancen plenare ku kanë festuar se bashku me deputetët e VMRO-së ndërsa një grup tjetër janë nisur drejt sallës së konferencave, për të gjetur deputetët e strehuar të maxhorancës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënur nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamenrarit Veljanovski, Alksandar Jankovic.

Protestuesit, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Fakti se në shënjestër të tyre ishin vetëm deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit.

Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.

Pjesë e skenarit sipas burimeve të Alsat është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e VMRO-së në orkestrimin e dhunës.

Mbetet e paqartë nëse kanë qenë në dijeni të këtij skenari edhe deputetet e lëvizjes Besa të cilit ishin larguar nga Kuvendi dhe deputetët e PDSH-së të cilët gjithashtu nuk janë parë në hapësirat e institucionit ligjvënës. Sipas burimeve të Alsat të dyshimta janë edhe fytyrat e bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve të lartë të DSK-së në protesta. Sipas burimeve tona, flitet se të paktën 5 prej tyre kanë qenë pjesë e turmës, ndërkohë që ka pasur edhe ish punonjës të pensionuar, të të njëjtit shërbim, që janë parë të japin instruksione mbi turmën. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: dhuna ne parlamentmaqedoniskenaret
Pas

Shqetësoheni nga telefonatat e të dashurit tuaj? S’keni parë “ç’heq” Enca

Para

Renee u ngjan prindërve, shihni si këndon vajza e vogël e Nora Istrefit dhe Robert Berishës (VIDEO)

Para
Renee u ngjan prindërve, shihni  si këndon vajza e vogël e Nora Istrefit dhe Robert Berishës (VIDEO)

Renee u ngjan prindërve, shihni si këndon vajza e vogël e Nora Istrefit dhe Robert Berishës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.