05:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Listat, revanshi ‘Rama’ ka nisur, të vjetrit meritonin të pastroheshin”

21:44 | 30/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta apo Basha, janë kundërshtarët politikë të Ramës?
 
Analisti Artur Zheji në një shkrim të botuar në 360gradë  shkruan se Rama ia ka dalë që të mposhtë për të paktën 5-vjet kundërshtarin e tij më të fortë, Ilir Metën.

“Mbas zgjedhjes së Ilir Metës, President, Rama e ndjeu sakaq veten më të fuqishëm dhe më të sigurt në krye të PS. Vetëm 48 orë mbas zgjedhjes së Presidentit, që nënkupton largimin nga fushëbeteja politike, për së paku 5 vitet e ardhshme të sfidantit të tij më të “rrezikshëm” brenda të Majtës, Rama ndërmori me vrull të ripërtëritur, fushatën e spastrimeve në PS: për të bërë të tijat dhe vetëm të tijat, edhe ato pak centimetra katrorë pavarësi, që disa personalitete të Partisë Socialiste, kishin falë historisë së tyre personale politike”, -shkruan Zheji.

Sipas Zhejit, Rama ka idhull ish-kryeministrin Berisha dhe se po ndërton të njëjtin model autoritar si ai në parti dhe në ekzekutiv.

“Superfuqia e Ed Ramës, arroganca përparon tashmë pa pengesa, ose e thënë edhe saktë, pa asnjë pengesë, si kryetari me pushtetin më absolut në Partinë Socialiste të të gjitha kohërave. I ngjashëm dhe i krahasueshëm, vetëm me Sali Berishën në PD, që, si edhe e kam thënë në mjaft raste, por nuk më ka besuar kush, është edhe, ai, Sali Berisha, figura më e adhuruar e Ramës. Modelin politik dhe autoritar, të të cilit ai, po kopjon me përpikmëri, duke e përzgjedhur ndër modelet e tjera që ofron politika shqiptare”,- shkruan Zheji.

Zheji shton ndër të tjera se të vjetrit në Partinë Socialiste  meritonin që të pastroheshin.

“Spastrimi” që filloi me Kokëdhimën, që pasoi me klimën e padurueshme për Blushin dhe Hafizin, me mosafrimin në asnjë rast të Rexhep Meidanit, me mbajtjen larg e me larg të Fatos Nanos, që e futi në këtë valle të politikës, përjashtimin e Arta Dades apo Namik Dokles, si edhe largimi përfundimtar edhe nga kujtesa politike e PS, e mjaft prej themeluesve, qartësisht mbyll ciklin e “pushtimit” përfundimtar të partisë, nga ana e kryetarit kryeministër. Nga njëra anë duket si një “ndëshkim” i merituar, që Rama u dha një pjese të tyre, sepse, ishin të gjithë të përçarë dhe me shpresën, sepse shpresa vdes e fundit, që ay, Rama, do t’i thërriste një ditë apo do t’i vlerësonte veçmas… duke mos ngritur aq sa duhet zërin, në asnjë rrethanë kur shkeleshin njeri pas tjetrit shumë parime meritokratike. Tani kupola e PS-së dhe deputetët e ardhshëm, janë dhe do të jenë mirënjohës ndaj kryeshefit suprem, të ndrojtur ndaj kryetarit dhe në shërbim të verbër të kryeministrit, që do të përfaqësohet gjithmonë nga një njeri i vetëm”, shkruan ai.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: artur zheji
Pas

Vladimir Kosta “i qahet” Blushit për largimin nga PS dhe paralajmëron një shkrim të fortë për Ramën

Para

Vajza e Namik Dokles: Çfarë më mësoi të pasurit një baba politikan

Para
Vajza e Namik Dokles shpërthen kundër Ramës: Çfarë të duket vetja? Je një kryeqen!

Vajza e Namik Dokles: Çfarë më mësoi të pasurit një baba politikan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.