Rreth 352 civilë numërohen të jenë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky numër llogaritet nga nisja e fushatës ajrore në vitin 2014, sipas informacionit të dhënë nga ushtria amerikane. Gjatë publikimeve mujore për numrin e civilëve të vrarë nga ky koalicon, Task Forca e Përbashkët, ka thënë se ende është duke vlerësuar 42 raporte për vdekjen e civilëve.
“Na vjen keq për humbjet e paqëllimshme të jetës së civilëve dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për famijet dhe njerëzit e prekur nga këto sulme”, citohet në deklaratën e Pentagonit.
Në deklaratë citohet se 45 civilë janë vrarë gjatë periudhës nëntor 2016-mars 2017, 80 civilë janë vrarë nga gushti i 2014-ës deri më sot. Raporti përfshin edhe 26 vdekje të civilëve që janë vrarë në 3 sulme ajrore të ndara, të kryera gjatë marsit.
(XH.A/SHUPLAKA)