Deputeti i Bundestangut, njëherazi nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Josip Juratovic, është shprehur se ratifikimi i demarkacionit është kusht për liberalizimin e vizave.
Ai theksoi se deputetët e parlamentit të Kosovës duhet që sa më parë të ratifikojnë demarkacionin.
Një tjetër çështje ku ai është ndalur përveç luftimit të korrupsionit, është që edhe klasa politike të krijojë mirëqënie ekonomike qytetarëve të Kosovës.
(XH.A/SHUPLAKA)
