Vetëm pak kohë më parë ish-polici Vehbi Teqja dhe Drilon Shqau, komandant i skuadrës në repartin ushtarak Pezë Helmës, të cilët u kapën me 300 gr kokainë në zonën e njohur si “Varri i Bamit” në kryeqytet.
Ditën e sotme ata kanë dalë para gjykatës së Tiranës. Dy të dyshuarit akuzphet nga prokuroria për shitje të lëndës narkotikëve, u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg” që gjykatësja Klorinda Çela caktoi ndaj tyre.
Duhet të theksojmë që seancat ndaj tyre u zhvilluan me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
Sipas një portali online sipas avokatit i dyshuari Shqau ka pretenduar se nuk është i përfshirë në aktivitete kriminale, por Prokuroria i tha Gjykatës se ka qenë pikërisht ushtaraku, që siguronte sasitë e kokainës. Më pas, ia dorëzonte ish-efektivit të policisë Teqja, i cili e shpërndante në zonën së e njohur si “Varri i Bamit” në Tiranë. (J.V.Shuplaka)