Këto ditë të para të pas zgjedhjeve po shoqërohen me surpriza të shumta jo vetëm në aspektin pozitiv. Në një kohë që gratë përherë kanë qenë disi më të diskriminuara përsa i përket pjesëmarrjes në politikë, LSI ka vendosur të thyejë çdo rekord.
Tre gra dhe vajza kryesojnë listën e kësaj Partie, kryesuar nga Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Mirëpo mesa duket ky vendim i LSI-së është gjobitur nga KQZ-ja 1 milionë lekë të reja.
Sipas Kodit Zgjedhor në vendin tonë parashikohet që çdo listë të ketë një përqindje të balancuar mes femrave dhe meshkujve, respektivisht 1 me 2.
‘’Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini.
Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi’’, thuhet në nenin 67 të kodit zgjedhor.
Pavrësisht kësaj nëse shohim vijimin e listës ë LSI-së për Tiranën raportet janë respektuar më së miri mes meshkujve dhe femrave. (E.K/SHUPLAKA)