Muaji maj këtë vit mesa duket nuk do të jetë një muaj i ngrohtë siç zakonisht është apo presim ne të jetë.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, mëngjeset dhe darkat e majit do të jenë të freskëta, dhe asnjë ditë nuk do të jetë e favorshme për të bërë plazh, raporton Tv Klan.
Parashikuesit e motit thonë se maji do të sjellë shi herë pas herë deri në fund të tij.
Megjithatë shiu nuk do të jetë i pistë si ai i disa ditëve më parë që ra kryesisht në kryeqytet.
Ky fenomen sipas sinoptikanëve ndodhi si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Saharaja, që sëbashku me të nxehtin sollën edhe grimcat e pluhurit.
Vitin e shkuar kujtojmë se maji ka qenë më i ngrohtë nga sa parashikohet të jetë i sivjetshmi. Ndoshta me qershorin temperatuart do të rriten me ritme më të shpejta. (M.D/Shuplaka )