Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në rrjetet sociale situatën në të cilën është përfshirë PD-ja duke u shprehur se ka “filluar një proces real perëndimor në Partinë Demokratike”.
Komenti i tij vjen menjëherë pas kritikave që kanë pasur disa deputetë demokratë lidhur me situatën jo të favorshme sipas tyre në të cilën është momentalisht PD.
Statusi i Ngjelës:
Filloi procesi i kuptueshmërisë reale perëndimore në Partinë Demokratike. Forcat e shëndosha perëndimore dolën hapur kundër dekadencës antiperëndimore.
Ky është një sukses historik në antropologjinë politike në Shqipëri: Me gjuhë perëndimore të kulluar, u godit absolutizmi retrograd i Njëshit absolut.
Është hera e parë…
Tre nga deputetët më kundra Bashës dhe që nuk kanë qenë pjesë e protestës te çadra të tre sot janë shprehur kundër tij. Majlinda Bregu, Eduard Selami dhe Jozefina Topalli të tre kanë zgjedhur ditën e sotme për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me vendimin e Bashës për të mos hyrë në zgjedhje.
Ishte fillimisht Bregu ajo që në një status të gjatë në rrjetet sociale shprjegonte qëndrimin e saj kundër Bashës. Nga ana tjetër Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se bojktoi është i dëmshëm për PD-në dhe se Basha ka përdorur çadrën në favor të tij.
Më e rezervuar ka qenë Topalli e cila në një prononcim për ‘’ReportTv’’ është shprehur se ka tre javë që i kërkon Bashës mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Ndoshta tashmë ska më kohë, PD-së i kanë skaduar të gjitha afatet për të qenë në zgjedhje dhe reagimi i zërave kundërshtarë brenda vetes ishte i pritshëm.
“Kam vënë re që zoti Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht me një retorikë populiste e përdori për të anashkaluar institucionet dhe bojkotuar parlamentin në një moment të rëndësisht që është reforma në drejtësi që është ishte e lidhur me rrugën e integrimit të vendit. Dhe kjo me një retorikë të paprecedentë që është mjaft e dëmshme për PD-në, Shqipërinë dhe çështjen shqiptare”,- tha Selami.
(M.D/Shuplaka)