Deputetja demokrate e Tropojës ka shkruar sot në rrjetet sociale teksa çadra e të djathtëve është në ditën e saj të 73-të.
“Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mençuri por me heshtje, i takojmë çdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Çadra e qytetarëve, Çadra e Lirisë. Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet. Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta”,- shkruan Hajdarmataj.
POSTIMI:
Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mencuri por me heshtje, i takojmë cdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Cadra e qytetarëve, Çadra e Lirisë.
Cdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeministër, vlen shumë më shumë se cdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në tv apo statuse në fb.
Ballafaqimi për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrënë peshoren e Lirisë, pikërisht aty, në Cadër, në shesh !!!
Prandaj besoj edhe më shumë (në ditën e 73 por kaq të shumtë në numër e në shpresë) në kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që të kemi një parlament të lirë dhe qeveri kombëtare e jo klanore.
Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. Sheshi i Lirisë, Çadra është vendi I rezistencës dhe i qëndrestarëve të vertetë.
Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet.
Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta.
Sot kemi pasur tre reagime të ashpra nga Topalli, Bregu dhe Selami që kanë dalë kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD. (M.D/Shuplaka)