Një i moshuar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, kjo pasi është mbytur në lumin Erzen. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pinet të Ndroqit, poshtë urës së Zajës, 73-vjeçari me inicialet Q.Ç. është futur në lumë për t’u larë. Mirëpo për fat të keq ai është mbytyr.
Banorët shprehen se i moshuari vuante nga probleme të karakterit mendor. (D.D/Shuplaka)