Presidenti i Republikës, Bujar Nishani,në emisionin “Fol me mua” në RTSH, ka deklaruar se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të ketë një alternativë me të cilën shqiptarët të përzgjedhin mes tyre.
Po kështu nga Enkel Demi më tej është pyetur Nishani që nëse PD nuk do të hyjë në zgjedhje a do të votojë presidenti, ky i fundit i është përgjigjur se në momentin që unë nuk ka alternativë për të zgjedhur, unë nuk mund të bëhet pjesë e një procesi normal procedure votimi.
“Unë, përpara se të jem President i Republikës, jam qytetar. Si qytetar, kam parimet e mia, kam bindjet e mia, kam gjykimet e mia dhe një nga parimet kryesore janë ato që lidhen me lirinë. Jetësore në një sistem politik janë zgjedhjet, është liria. Votimet janë procedura, përmbajtja janë zgjedhjet. Në momentin që unë nuk kam alternativë për të zgjedhur, unë nuk mund të bëhem pjesë e një procesi normal procedure votimi. Votimi si procedurë është për të dhënë të drejtën e zgjedhjes. Nëse kemi vetëm një palë që ofron mundësinë e saj dhe nuk ke mundësi zgjedhjeje, unë si qytetar e kam shumë të vështirë që të shfrytëzoj procedurën e votimit, kur nuk kam mundësinë e zgjedhjes”,- u shpreh Nishani. (J.V/Shuplaka)