Nga çadra e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për skenarin që është ndjekur për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas tij, kryeministri ka paguar 35 milionë euro për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, një komplot ky i qeverisë së vjetër.
“Zotëria tha kemi 4 muaj pa ujë, pse nuk pini verë? Kanë këta javë për javë, aq sa pinë këta ndërtohet një ujësjellës nga fillimi. Ku e gjejnë verën? Paret ku i gjejnë?
35 milionë dollarë është cmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës. Ky është komploti i qeverisë së vjetër. Ku ferrat e pushtetit pijnë verën më të shtrenjtë se vetë. Ulen dy veta, pijnë verë të shtrenjtë dhe nga aty del Presidenti i Republikës. Kjo ëshyë republika e vjetër që majmet me paratë e popullit shqiptar.
Shikoni sa miliona luhen, gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash.”, u shpreh Basha sot nga çadra.
(XH.A/SHUPLAKA)